LajmeRajon

Lushtaku për refuzimin e lejes nga Specialja për Thaçin: Shpresoj se qytetarët po e shohin se kjo veç drejtësi nuk është

Në palestrën e sporteve “Ilaz Kodra në Skenderaj janë duke u mbajtur homazhet për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Numër i madh i qytetarëve janë duke bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhit Thaçit, e më pas do të vazhdohet edhe me mbledhjen komomorative.

Për të bërë homazhe aty sot ishte edhe Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës.

Lushtaku shprehu ngushëllime për familjen Thaçi dhe ish-presidentin, Hashim Thaçi.

“Besoj se ai po kalon momentet më të vështira pasi nuk pati mundësi që të marrë pjesë në lamtumirën e fundi të babës. Kontributi i familjes ka qenë i jashtëzakonshëm, Hashim Thaçi nuk është veç president që i ka pru momenti, por kontributi i tij ka qenë edhe paraluftës në celulat e para të UÇK-së por edhe në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”,deklaroi Lushtaku, transmeton lajmi.net.

Ai tha se mos-leja e Speciales që ish-presidenti Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait e  bën atë gjykatë më të  pabesueshme.

“Sepse secila gjykatë edhe e Hagës kur i ka ndodhë Ramushit vrasja e vëllait e ka leju dhe secili institucion i burgut në një rast të tillë e ka leju të marrë pjesë në varrim. Ky është një rast vërtet i çuditshëm, por shpresoj se qytetarët po e shohin se kjo vërtet veç drejtësi nuk është”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close