Ish gjenrali i Ushtrisë Çlirimatere të Kosovës, njëri nga bashkëluftëtarët e Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit, Sami Lushtaku përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushëllime familjes së ish presidentit Thaçi për ndarjen nga jeta të babait Haxhi Thaçi, shkruan Top24
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bacës Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.
Baca Haxhi Thaçi, një burrë i urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, qëndroi gjithmonë i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës.
Ai ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës.
Pavarësisht sfidave dhe mallit të pashuar për birin e tij, Presidentin Hashim Thaçi, Baca Haxhi mbeti gjithmonë krenar për kontributin e djalit të tij dhe për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Ngushëllime të sinqerta Presidentit Hashim Thaçi, gjithë familjes Thaçi, miqve e dashamirëve.
Pushoftë në paqen e përjetshme!
SL