LajmeRajon

Luhrmann: Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara

Edhe qeveria e re gjermane integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian e ka prioritet. Ministrja gjermane për Europën dhe Klimën nuk pranon të pozicionohet nëse kërkohet një ndarje e vendimarrjes për konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut deri sa kjo e fundit të gjejë zgjidhje për ngërçin me Bullgarinë.

Por në Tiranë ajo deklaroi se po shtyjnë shumë që të ketë hapa konkrete për të dy vendet.

Zv/Kryeministri në konferencën e përbashkët për shtyp duke folur në emër të Kryeministrit, nuk e fshehu zhgënjimin për këtë zvarritje që po i bëhet procesit të anëtarësimit nga unioni.

Sa i takon “Open Balkan”, ministrja Ana Luhrmann deklaron se i mbështet nismat rajonale që ashtu si Procesi i Berlinit kërkojnë zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, por sipas saj kërkon gjithëpërfshirje në këtë iniciativë.

Tv Klan

Related Articles

Back to top button
Close
Close