LajmeMaqedoniTopLajm

“Lufthanza” i redukton fluturimet për në Shkup

Kompania ajrore gjermane “Lufthanza” nga maji i këtij vitit do të reduktojë numrin e fluturimeve ndërmjet Shkupit dhe Frankfurtit, si dhe drejt destinacioneve të tjera në rajon, për shkak të problemeve me motorët e një pjese të flotës së aeroplanë Erbas, e cila ndikon në orarin e saj të fluturimeve me distanca të mesme, njoftoi faqja e specializuar e aviacionit “Exyuaviation”.

Kompania kumtoi se po anulonte ose zvogëlonte planet e saj fillestare për të zgjeruar operacionet në tregjet në të gjithë ish-Jugosllavinë.

Përveç Shkupit, janë kryer reduktime në disa shërbime të caktuara edhe për Beogradin, Lubjanën, Zagrebin dhe Sarajevën.

Linja ajrore midis Shkupit dhe Frankfurtit, e cila u prezantua vitin e kaluar, nga maji do të reduktohet në tetë fluturime në javë në vend të dhjetë rotacioneve aktuale javore.

Përveç shërbimeve në tregjet e ish-Jugosllavisë, “Lufthanza” do t’i ndërpresë plotësisht edhe operacionet nga Frankfurti deri në Kluzh-Napoka, Temishar, Fridrihshafen, Linc dhe Insbruk, si dhe nga Mynihu në Lajpcig.

Në total, rreth 100 fluturime javore do të ndërpriten në sezonin e verës pasi 64 aeroplanë në grupin “Lufthanza” janë prekur nga problemet me motorët nga prodhuesi “Prat dhe Vitni”.

Nga “Lufthanza” paralajmëruan se në varësi të situatës, janë të mundshme edhe ndryshime shtesë në orarin e fluturimeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close