BotaLajmeTopLajm

Luftë për vaksinat e Astrazeneca/ BE ultimatum Britanisë për t’i dorëzuar! Ndryshe bllokohen eksportet

Bashkimi Evropian  ka shpallur  luftën e vaksinave Britanisë duke kërkuar që Britania të dorëzojë dozat e saj të vaksinës së Oksfordit dhe Astra Zenecas ose përndryshe do bllokoj eksportet nga kontinenti, pavarësisht nga fakti se shumica e Evropës e ka ndaluar përdorimin e kësaj vaksine.

Ndërprerjen e imunizmit me vaksinën e Oksfordit dhe Astra Zenecas. Anëtari i komitetit që këshillon qeverinë britanike  Jeremy Brown  deklaroi sot se nuk arrin ta kuptojë  logjikën e ndalimit evropian  dhe paralajmëroi se ky pezullim  nga vendet evropiane do kushtojë më shumë jetë të humbura se sa do shpëtojë njerëz nga vdekja. Rregullatori britanik duket se ka pikasur  vetëm 5 raste mpiksje gjaku në 11 milionë vaksina të bëra në Britani.

Në fakt, të dhënat  nga agjensia britanike sugjerojnë  se ka më shumë njerëz që kanë raportuar për mpiksjen e gjakut  tek njerëz që kanë bërë vakinën e Pfizerit sesa atë të Oksfordit dhe Astra Zenecas, edhe pse vaksina e Pfizerit  nuk është pezulluar në asnjë vend të botës. Nga sot britanikët mbi 50 vjeç e sipër ftohen të bëjnë vaksinën.

Argumentueshëm kjo luftë vaksinash e shpallur nga Evropa ndaj Britanisë po i përngjan gjithnjë e më shumë maskaradës në Festivalin evropian të Këngës, ku këngët britanike  në Eurovizion marrin zero pikë nga juria dhe votues që gjithë ditën dëgjojnë kudo vetëm këngë në anglisht dhe nga këngëtarë britanikë.

Top Channel

Related Articles

Back to top button
Close
Close