
Luftime të ashpra po vazhdojnë në Ukrainë, teksa forcat ruse po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë në Donjeck dhe Luhansk. Sulme ajrore janë raportuar në Kostiantinivka dhe në Hersonin e çliruar së fundmi, tha ushtria ukrainase.
Në bisedën e zhvilluar të Presidentit amerikan, Joe Biden me presidentin ukrinas Volodymyr Zelenkski, presidenti amerikan ka përsëritur mbështetjen e fortë të Uashingtonit për Kievin. Biden riafirmoi përkushtimin e SHBA-së që të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë të sigurisë, ndihmë ekonomike dhe humanitare, dhe të mbajë përgjegjëse Rusinë për krimet e saj të luftës dhe mizoritë thuhet në deklaratën e publikuar nga Shtëpia e bardhë.
“Në vazhdimësi punojmë me partnerët në suaza të takimeve për gjendjen në Ukraninë.Shprsojmë se na presin rezultate të rëndësishme këtë javë”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Zelensky shtoi se kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtejmë të mbrojtjes dhe për sektorin e energjisë.Biden mirëpriti “gatishmërinë e Zelenskyt për paqen e bazuar në parimet themelore që janë pjesë e Kartës së OKB-së”, kanë thënë nga Shtëpia e Bardhë.
Në shumë pjesë të Ukrainës, veçmas në Odesa, ekipet emergjente po punojnë për të rikthyer furnizimet me energji, pas dëmeve në rrjetin elektrik nga sulmet ruse, tha Zelensky përmes një video-mesazhi. Afër 1.5 milion persona në rajonin e Odesës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të sulmeve ruse me dronë.



