Lidhja e Sindikatave vlerëson se është për t’u përshëndetur fakti që punëdhënësit e kuptuan nevojën për rritjen e pagës minimale në 500 euro ose 31 500 denarë. Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trendafillov në këtë mënyrë bizneset do t’i mbajnë punëtorët në vend, transmeton Alsat-M.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra, paraprakisht pati deklaruar se kushti i vetëm që e kanë punëdhënësit është që Qeveria të mos i rris kontributet. Pra, edhe nëse paga minimale rritet në 500 euro, kontributet të mbesin të njëjta. Qeveria nuk e precizoi nëse do të pranohet ose jo kjo kërkesë, por tha se lidhur me këtë çështje është formuar këshilli ekonomiko social, ku do të trajtohen të gjitha kërkesat e palëve të përfshira.