LajmeMaqedoni

LSDM: Rritje e pagave, pensioneve dhe subvencioneve në bujqësi, shëndetësi dhe arsim!

Në kumtesën e sotme të LSDM-së, u bë e ditur se ka ndodhur një rritje e pagave dhe pensioneve, si dhe ka më shumë mjete për subvencione në bujqësi, shëndetësi dhe arsim. Buxheti i ri ka siguruar 4,25 miliardë denarë shtesë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe për pagesën e K-15.

Gjithashtu, janë ndarë 480 milionë denarë për të harmonizuar pagat me rritjen e pagës minimale gjatë vitit 2023. Për pensionistët, janë siguruar 3,5 miliardë denarë shtesë për të rritur pensionet për rreth gjashtë për qind, fillimisht nga shtatori i këtij viti.

Nëse flasim për subvencionet bujqësore, janë ndarë 800 milionë denarë shtesë për subvencione në sektorin e qumështit, prodhimtarisë blegtorale, si dhe për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale të fermerëve.Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close