
nëtari i Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Aleksandar Naumoski, ka deklaruar se raporti më i fundit i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit paraqet një pasqyrë shqetësuese për gjendjen në Maqedoninë e Veriut, duke akuzuar qeverinë aktuale për mungesë reformash dhe presion politik mbi institucionet e drejtësisë.
Në një konferencë për media, Naumoski tha se “ndjenjat” e kryeministrit Hristijan Mickoski janë vendosur mbi të drejtën, Kushtetutën dhe shtetin juridik.
Sipas tij, raporti i Komisionit Evropian zbulon se në vend nuk ka përparim në reformat, ndërsa korrupsioni vazhdon të jetë i përhapur dhe sistemi gjyqësor e prokuroria përballen me presione politike.
“‘Ndjenjat’ e kryeministrit Hristijan Mickoski e kanë zëvendësuar të drejtën, Kushtetutën dhe shtetin juridik. Raporti më i ri i Komisionit Evropian për sundimin e ligjit zbulon të vërtetën e ashpër për Maqedoninë nën qeverisjen e VMRO-DPMNE-së: nuk ka reforma, korrupsioni është i përhapur, ndërsa gjyqësori dhe prokuroria janë të ekspozuara ndaj presioneve politike”, deklaroi Naumoski.
Nga LSDM vlerësojnë se gjetjet e raportit duhet të shërbejnë si alarm për institucionet, duke kërkuar rikthimin e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave të nevojshme në drejtësi.



