LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Pensionet në mars do të rriten për 7%, paga minimale do të jetë 20.000 denarë

Nga LSDM thonë se kriza ekonomike do të vazhdojë ndërsa sigurojnë se qeveria e udhëhequr nga kjo parti do të vazhdojë me politika të suksesshme ekonomike. Premtojnë rritje të pensioneve dhe të pagës minimale.

“Në këtë vit, 2023, masat dhe politikat e suksesshme ekonomike do të vazhdojnë, viti 2023 do të jetë vit i kthesave ekonomike, në të cilin pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten. Tashmë në mars do të ketë një rritje të pensioneve nga gjashtë deri në shtatë për qind për të gjithë 330 mijë pensionistët. Janë krijuar kushte për rritje të re të pagës minimale për 10 për qind, e cila do të jetë së paku 20.000 denarë. Do të kontribuojë në harmonizimin, pra rritjen e pagave në të gjithë sektorët. Në Buxhetin për vitin 2023 janë paraparë 800 milionë euro për investime kapitale, të cilat do të stimulojnë rritjen ekonomike, e cila sipas vlerësimeve të BERZH-it do të jetë rreth 2.3 për qind këtë vit”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

Related Articles

Back to top button
Close
Close