
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë kryesimi i OSBE-së për vitin 2023 nga Maqedonia Veriore forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor në Evropë.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka uruar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Bujar Osmanin, ka thënë se ky është një hap i madh për këtë vend të rajonit, raporton Zeri.info.
“Uroj mikun tim, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2023 Ky hap i madh dhe i rëndësishëm forcon pozicionin e tërë Ballkanit Perëndimor në Evropë, sidomos në këto kohë të ballafaqimit me Rusinë, e cila po kërcënon çdo ditë e më shumë paqen evropiane dhe rajonale”, shkroi Hoxhaj.