LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: Ne do ta drejtojmë Qeverinë. Pas 2 gushtit hyjmë në proces të përcaktimit të koalicionit

Negociatat për formimin e qeverisë së re do të vazhdojnë pas Ilindenit, me ruajtjen e afateve ligjore, me ç’rast shteti do të bëhet me institucione funksionale dhe legjitime, thonë nga LSDM. Nga partia informojnë se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që nesër do t’i shfrytëzojë ca ditë për pushime, të cilat do t’i kalojë në vend.

“Duke e pasur parasysh periudhën e kaluar të përmbushur me krizën nga koronavirusi dhe fushatat parazgjedhore, LSDM angazhohet ditëve pranë dhe rreth Ilindenit qytetarët të mund të marrin frymë nga aktivitetet politike të partive. Pas Ilindenit, në pajtim me afate ligjore, hyjmë në proces të definimit të koalicionit qeveritar të kryesuar nga LSDM-ja. Afatet ligjore do të respektohen në tërësi, shteti do të bëhet me institucione funksionale dhe legjitime”, kumtojnë nga partia.

LSDM i përgëzoi qytetarët për, siç thonë, kapacitetin demokratik me të cilin kanë sjellë vendim të qartë se çfarë Qeverie dhe çfarë shteti dëshirojnë në katër vitet e ardhshme.

“Në zgjedhjet më 15 korrik në atmosferë korrekte, të lirë, demokratike dhe të sigurt qytetarët masivisht e mbështetën konceptin e LSDM-së për koalicionin “Mundemi”. E ardhmja është siguruar, shteti vazhdon nëpër rrugën e drejtë, edhe më mirë edhe më shumë. Mandati për konstituimin e Qeverisë së ardhshme akoma më të përgjegjshme dhe akoma më llogaridhënëse është tek Zoran Zaev, kryeministri i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close