
“Përleshja e fundit kriminale me armë në Bit Pazar, me pasoja fatale, është edhe një dëshmi tjetër për prishjen serioze të sigurisë publike dhe mosfunksionimin e institucioneve nën udhëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Qytetarët e Shkupit dhe gjithë Maqedonisë ndihen të pasigurt në rrugë, ndërsa krimi dhe dhuna po përhapen në çdo hap,” thuhet në deklaratën e LSDM-së.
Ata shtojnë: “Në vend të një parandalimi dhe reagimi efikas, jemi dëshmitarë të një kaosi institucional dhe mosfunksionimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo paaftësi po rrezikon jetë njerëzish.”
“Sa njerëz duhet të vdesin në rrugë që Toshkovski të marrë përgjegjësi? Ministri duhet menjëherë të japë dorëheqje për shkak të rrezikimit të sigurisë. LSDM kërkon hetim urgjent dhe transparent për të shtënat, zbardhje të plotë të ngjarjes dhe nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë,” theksohet nga LSDM.
“Për më tepër, është e nevojshme një ndryshim në sistemin e sigurisë dhe masa të shtuara për forcimin e sigurisë publike, veçanërisht në zonat e ndjeshme. Qytetarët nuk meritojnë të jetojnë me frikë, ata meritojnë jetë të qetë dhe të sigurt, ndërsa institucionet duhet të garantojnë sigurinë.”



