
LSDM-ja vlerëson se ekonomia e vendit është stabile dhe e gatshme për të menaxhuar me sfidat globale.
“Dëshmia për këtë është rritja e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për 3% në tre mujorin e tretë të vitit 2021. Krahas rritjes së BPV-së, kemi rritje edhe tek eksporti në 10 muajt e parë të vitit që është rritur për 29% në krahasim me vitin e kaluar”, thonë nga LSDM.