LajmeMaqedoniTopLajm

LSDM: E vërteta për Koçanin: Pse Mickoski e mbron Shefin Tomo Donev?

E vërteta për Koçanin: Pse Mickoski e mbron Shefin Tomo Donev?
Pse Prokuroria i amnistoi nga përgjegjësia të gjithë funksionarët aktualë policorë të VMRO-DPMNE-së për tragjedinë më të madhe në historinë e Maqedonisë – zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 62 të rinj dhe u plagosën mbi 200 të tjerë?

A po i mbron Prokuroria këta persona nga përgjegjësia me urdhër të Hristijan Mickoskit?
Pse Hristijan Mickoski personalisht dhe drejtpërdrejt po e pengon hetimin për Koçanin?
A ka frikë se nëse Prokuroria vepron në përputhje me ligjin, hetimi për zjarrin do të çojë te ai?

Pse Tomo Donev, i cili për më shumë se një vit para fatkeqësisë ka qenë shef për çështje kriminale në Koçan, është lënë jashtë hetimit?
A është edhe Donev, sikurse funksionarët e tjerë policorë të DPMNE-së në Shtip dhe Koçan, pjesë e strukturave parapolicore partiake të VMRO-DPMNE-së që bëjnë shantazh dhe mbështesin krimin në Maqedoninë Lindore?

A është lënë Tomo Donev jashtë hetimit vetëm sepse është anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe ka marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e partisë në Koçan?
Si është e mundur që, pavarësisht të gjitha informacioneve që ka pasur policia – shënimeve zyrtare nga punonjës policorë, postimeve në rrjetet sociale se në diskotekë përdoren ilegalisht materiale piroteknike – shefi për çështje kriminale, i cili është përgjegjës për të gjithë inspektorët në Koçan, të mos mbajë përgjegjësi për këtë dështim katastrofik të policisë që çoi në vdekjen e 62 personave dhe plagosjen e 200 të tjerëve?

Si është e mundur që nuk ka asnjë përgjegjësi në polici për përdorimin ilegal të materialeve piroteknike?
Pikërisht Tomo Donev, sipas hierarkisë, është përgjegjës mbi Seksionin për armë, eksplozivë dhe substanca të rrezikshme në Koçan, i cili, sipas ligjit, është i obliguar të ushtrojë kontroll mbi përdorimin e piroteknikës në qytet.

Si është e mundur që, edhe pse ka foto publike nga diskoteka “Puls” ku duket qartë përdorimi ilegal i piroteknikës, askush nuk ka kryer inspektim për të verifikuar nëse personat që përdornin këto mjete kishin leje për përdorimin e tyre?

A është partia mbi drejtësinë?
A janë interesat personale të Hristijan Mickoskit më të rëndësishme se lotët e nënave në Koçan?
Deri kur Prokuroria do të heshtë përballë fakteve dhe dëshmive që tregojnë për përgjegjësi penale të shumë funksionarëve policorë aktualë?

LSDM nuk do të ndalojë së përmenduri me emër dhe mbiemër ata që e veshën Maqedoninë në zi. Drejtësia për Koçanin duhet të vihet.
LSDM vazhdon me serinë e konferencave për shtyp të titulluara “E vërteta për Koçanin.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close