
Jemi në fazën çerekfinale të turneut më të madh të futbollit në botë.
Edhe pse e befasishme, por e vërtetë! Lionel Messi është lojtari me më së shumti çmime “futbollisti i ndeshjes”.
Në moshën 39-vjeçe, Messi në pesë ndeshje ka fituar katër herë çmimin e më të mirit.
Ai kryeson, kurse pas tij është sulmuesi i Brazilit, Vinicius Jr me tri çmime, aq ka edhe Erling Haaland dhe Jude Bellingham (3).



