KurioziteteLajme

Loja ‘Super Mario’ arrin vlerën rekord në ankand, shitet për 1.5 mln Dollarë

Një kopje e lojës së ‘Super Mario’ është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion Dollarë, duke thyer kështu rekordet e mëparshëm.

Loja e vitit 1996 që është shumë e rrallë është nxjerr në ankand dhe vlera e saj arriti deri në 1.5 milion Dollarë. Ndërkohë që shtëpia e ankandit tha se ka vetëm 5 kopje që janë në gjendje të mirë dhe mund të luhen ende.

Ajo fishek origjinal Nintendo Entertainment System u shit për 870,000 Dollarë të Premten, duke e bërë atë lojën më të shtrenjtë në botë.

Loja e ‘Super Mario’ është vlerësuar shumësi nga publiku, por dhe nga kompanitë që merren me krijimin e lojërave dhe për të ka pasur gjithmonë vlerësime maksimale.

Super Mario është loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe shihet gjerësisht si loja që bëri revulocion në treg.

Më herët një kopje e kësaj loje është shitur në ankand për vetëm 13,200 Dollarë./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close