LajmeMaqedoniTopLajm

LOE: Pakoja e pestë të sillet në janar, të ketë lehtësim tatimor dhe subvencione për mbajtje të të punësuarve

Pakoja e pestë ekonomike antikrizë të sillet në janar dhe të përmbajë masa   për mbajtje të likuiditetit, për lehtësim tatimor dhe anulim të obligimeve tatimore, si dhe subvencione për mbajtje të të punësuarve, kërkon Lidhja e Odave Ekonomike (LOE).

Këto propozime, kumtoi LOE, do të dorëzohen  deri te Qeveria.

Sipas Lidhjes, sektori real pret të zgjasin  së paku deri në prill edhe ndihma financiare për pagesë të pagës, ndihma financiare e pakthyeshme dhe kreditë pa interes.

LOE përmend se  subjektet afariste në vend, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ende janë në gjendje  jashtëzakonisht të rëndë, disa janë ende  me restriksione në kryerjen e veprimtarisë, por edhe ato  të cilët mund të punojnë përballen me konsum të zvogëluar, dërgesa të anuluara dhe plasmane. Ndihma financiare direkt e targetuar në muajt në vijim  është e domosdoshme  për mbijetesë dhe mbulim  të shpenzimeve  themelore mujore. Është e nevojshme edhe t’u mundësohet atyre të cilëve u nevojitet ai anulim i domosdoshëm  ose riprogramim i kredive, akontacione për tatime dhe ngarkesat tjera financiare  minimum deri në fund të vitit.

“Masat ekonomike për mbështetje të ekonomisë dhe zvogëlim të pasojave të dëmshme nga kriza  duhet të kenë vazhdimësi,  sepse vetëm ashtu  mund të mbahet aktiviteti ekonomik në numër sa më të madh të subjekteve juridike dhe të shmanget humbja  e vendeve të punës. Ndërprerja në  ndarjen e mbështetjes  mund të sjellë deri te zvogëlimi i efekteve të arritura dhe deri te  ngadalësimi i daljes nga kriza. Implementimi joadekuat ose ndërprerja e parakohshme  e masave ekonomike mund të shkaktojnë  efekte negative serioze në ballafaqim me krizën,  tejkalimi i së cilës në atë rast do të kërkojë angazhim për më shumë kohë dhe resurse”, citon LOE.

Lidhja apelon për  implementim të efikasitetit dhe efektivitetit të masave  për zvogëlim të ekonomisë gri, që është e domosdoshme veçanërisht  në kushte të krizës  që të shmanget  evazioni tatimor. Nuk është mirë, konsideron,  mjetet për nxitje të konsumit të përfundojnë te  subjektet e paregjistruara të cilat nuk kontribuojnë  në buxhetin shtetëror. Nevojitet të intensifikohen edhe aktivitetet e lidhura me  implementimin e  heqjes së dhënieve parafiskale të cilat janë  ngarkesë plotësuese  në mes të krizës  kur dukshëm është zvogëluar  aktiviteti afarist i ndërmarrjeve. E domosdoshme është të përmirësohet  dinamika e implementimit të masave nga pakoja e katërt, sepse disa prej tyre sikur ajo për  garancionin kreditues shtetëror ende nuk janë implementuar.

“Apelojmë që pakoja e pestë e masave të sillet në janar, me qëllim të sigurimit të parashikueshmërisë dhe sigurisë që është veçanërisht e rëndësishme  për planifikim  të aktiviteteve  të subjekteve ekonomike për periudhën në vijim.  Kjo është e rëndësishme  që të mos ketë  ndërprerje te operatorët ekonomik të cilët nuk kanë në përgjithësi aspak  ose kanë  dukshëm të ardhura të zvogëluara  për shkak të masave restriktive, në të cilat këto mjete janë të domosdoshme  që të ruhen  vendet e punës”, thekson Lidhja e Odave Ekonomike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close