LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga u përgjigjet zërave për largim nga Fronti dhe përfshirje në qeveri, “Kjo qeveri është antishqiptare, pikë”

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga përmes një postimi u është përgjigjur zërave për largimin e ASH-Sela nga Fronti Europian dhe propozimin e Ziadin Selës për kryetar kuvendi duke shënuar se “nëse dikush del për të bërë një “dush patrioti” dhe shfajësimi, dhe në të njëjtën kohë të na parashkruajë me Mickon rrugën tonë — thjesht nuk na ka njohur ose na ka ngatërruar me veten” shkruan Top24

Lloga më tej shton se kjo qeveri është anti shqiptare.

Nëse dikush nga njëra palë, ose tjetra, ka parë ëndrrën e gomarit (me ujkun) se:
do të na ftojë për të na bërë si vetja dhe për të marrë nga kombëtarizmi dhe morali i fituesit të zgjedhjeve — është mendjelehtë, thënë më butë.
ose nëse dikush del për të bërë një “dush patrioti” dhe shfajësimi, dhe në të njëjtën kohë të na parashkruajë me Mickon rrugën tonë — thjesht nuk na ka njohur ose na ka ngatërruar me veten.
Kjo qeveri është antishqiptare. Pikë.
Ajdeni në një front të përbashkët shqiptarësh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close