
Ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka pritur në takim profesorin Osman Kadriu i cili njëherit është edhe anëtarë i gjykatës kushtetuese dhe ekspert i fushës, i cili ka dhënë kontribut në shumë procese të rëndësishme, shkruan Top24
“I nderuar nga vizita e Profesorit Osman Kadriu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ekspert i fushës, i cili ka dhënë kontribut në shumë procese të rëndësishme.
Nga profesori i çmuar pranova dhe librin e tij, “Rregullimi Kushtetues i Maqedonisë së Veriut”, një nga veprat e shumta dhe të vlefshme që janë pjesë e literaturës profesionale dhe universitare.” shkruan ministri Lloga.



