LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga: Se kuptoj logjikën e profesoreshës, si mundet president i shtetit të jep betim të ndryshëm nga ai që do ta shkruan

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga në intervistën e tij në Slloboden Peçat ka folur për betimin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova e cila nuk e përmendi emrin kushtetues të Maqedonisë ndërsa deklaratën e betimit e ka nënshkruar me Maqedonia e Veriut, se kuptoj logjikën e profesoreshës, si mundet president i shtetit të jep betim të ndryshëm nga ai që do ta shkruan, tha ministri Lloga, përcjellë Top24

Cila është logjika të jepni një betim në formë gojore, e një tjetër në formë të shkruar? Ky është një paradoks i paparë. Si mundet president i shtetit të jep betim të ndryshëm nga ai që do ta shkruan? Kjo do të thotë që të gjitha ato që i thoni me gojë, nesër nuk do t’i respektoni sepse do të nënshkruani diçka tjetër. Mund të ngremë procedurë para Gjykatës Kushtetuese për shkak se nëse kemi precendent të tillë, mund edhe në të arshmen të ketë individë të cilët do të dëshirojnë të dëshmohen se janë patriotë të mëdhenj nga cila do qoftë bashkësi, shtoi Lloga.
Intervistë: Slloboden Peçat

Related Articles

Back to top button
Close
Close