LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga në promovimin e pullës postare për Arbër Xhaferin: Tanimë kujtimi për figurën e këtij kolosi do të kalojë edhe kufijtë e Ballkanit

Ministri i drejtësisë së RMV, Krenar Lloga sonte mori pjesë në promovimin e pullës postare me foton e Arbër Xhaferit e cila u reliazua nga Posta e Maqedonisë së Veriut nën menaxhimin e Bujare Abazit si drejtoreshë e përgjithshme e këtij institucioni, shkruan Top24

Lloga në postimin e tij shkruan se “Tanimë kujtimi për figurën e këtij kolosi do të kalojë edhe kufijtë e Ballkanit dhe do të radhitet me figurat më të rëndësishme të historisë që janë përjetësuar në mënyrë institucionale.”

Ai më tej përgëzoj drejtoreshën e Postave të RMV-së, Bujare Abazi dhe ekipin e saj, për këtë veprim madhështor, për organizimin e shkëlqyeshëm dhe për punën e palodhshme dhe sukseset në punën e saj për vetëm disa muaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close