LajmeMaqedoniTopLajm

Lloga në ditën e gjygjsorit; Reformat në gjyqësor janë prioriteti ynë, drejtësi e vonuar është mohim i drejtësisë!

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga në ditën e gjygjsorit me rastin e themelimit të statitit të ASNOM-it më 31.Mars 1945 ër organizimin e gjykatave të rregullta popullore të Maqedonisë Federale dhe Vendimi i ASNOM-it për krijimin e një Gjykate për gjykimin e krimeve kundër nderit kombëtar maqedonas, me të cilin u vendosën themelet e gjyqësorit në vendin tonë, ka theksuar se prioritet i ministrisë që Lloga drejton mbeten reformat në gjyqësor . Së bashku, shpejt dhe me masa konkrete, të kontribuojmë në rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe ta rrisim integritetin e funksionarëve. Drejtësi e vonuar është mohim i drejtësisë! Koha është për të ecur përpara dhe për të përmirësuar imazhin te publiku vendas dhe atë ndërkombëtar, shkruan Lloga përcjellë Top24

“Ministria e Drejtësisë ua uron 31 marsin, ditën e gjyqësorit, të gjithë gjykatësve, prokurorëve publikë, avokatëve, ndërmjetësuesve, noterëve, përmbaruesve dhe të gjithë të punësuarve në gjyqe, me shpresë për zhvillim të mëtejshëm të avancimit të mendimit juridik dhe sundimit të ligjit.
Më 31 mars 1945 u miratua statuti i ASNOM-it për organizimin e gjykatave të rregullta popullore të Maqedonisë Federale dhe Vendimi i ASNOM-it për krijimin e një Gjykate për gjykimin e krimeve kundër nderit kombëtar maqedonas, me të cilin u vendosën themelet e gjyqësorit në vendin tonë.
Me këtë statut u themeluan 25 gjykata të qarkut, tri gjykata të rrethit me seli në Shkup, Shtip dhe Manastir dhe një Gjykatë Supreme me seli në Shkup.
Reformat në gjyqësor janë prioriteti ynë. Së bashku, shpejt dhe me masa konkrete, të kontribuojmë në rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe ta rrisim integritetin e funksionarëve.
Drejtësi e vonuar është mohim i drejtësisë!
Koha është për të ecur përpara dhe për të përmirësuar imazhin te publiku vendas dhe atë ndërkombëtar.
Ne kemi një mision të përbashkët për të ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm të bazuar në vlerat evropiane për sundimin e ligjit dhe për të rritur efikasitetin, etikën dhe transparencën e gjykatave dhe prokurorive.” shkruan Lloga në postimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close