LajmeMaqedoni

Lloga kujton 24 vjetorin e masakrës së Lubotenit

24 vite nga Masakra e Lubotenit!

Më 12 gusht 2001, njësite policore–ushtarake kryen një nga aktet më të rënda të dhunës ndaj popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në këtë masakër u vra edhe fëmija 6-vjeçar Erxhan Aliu, si dhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili.
Gjatë këtij aksioni u dogjën 14 shtëpi dhe mbi 100 banorë u arrestuan e u keqtrajtuan, me pretekstin se në fshat kishte pjesëtarë të UÇK-së.
Sot, pas 24 vitesh, krimineli i luftës Johan Tarculloski, i dënuar nga Tribunali i Hagës, është shpërblyer nga koalicioni vLEN-VMRO me një pozitë të lartë në Doganat e Maqedonisë së Veriut, de facto edhe në krye të saj.
Klasa politike maqedonase nuk nxori kurrë mësime nga e kaluara shoviniste ndaj shqiptarëve – përkundrazi, sot qeverisja e tyre është më antishqiptare se kurrë, duke lartësuar të dënuarit për krime lufte dhe duke fyer historinë tonë të lavdishme.
Kush mendon se do të rishkruajë historinë përmes arrogancës së pushtetit, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka dhënë dëshmi të qartë se reformimi mendor dhe ideologjik është më i rëndësishëm se çdo reformë tjetër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close