LajmeSport

Liverpooli fiton garën me Tottenhamin për Luis Diaz, transferimi afër zyrtarizimit

Liverpooli thuhet se ka fituar garën për transferimin e sulmuesit të Portos, Luis Diaz, i cili kërkohej me ngulm edhe nga Tottenham Hotspur.

Sipas Goal.com, Liverpooli po përpiqet të nënshkruajë me yllin e Portos para mbylljes së afatit kalimtar dimëror dhe marrëveshja është afër.

Liverpool do të paraqesë një ofertë zyrtare në orët në vijim për Diaz, i cili është në krye të listës së dëshirave.

Oferta e Liverpoolit thuhet se peshon 40 milionë euro të garantuara plus bonuse të lehta rreth 20 milionë euro dhe 5 milionë euro tjera bonuse të vështira.

Paga e lojtarit tani diskutohet me agjentin, pasi oferta e Tottenhamit u refuzua nga Porto dhe vet lojtari pëlqen transferimin në Anfield.

Gjatë orëve të ardhshme pritet të ketë më shumë lajme rreth këtij transferimi i cili lehtë mund të zyrtarizohet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close