
Edhe pse ende zyrtarisht nuk ka filluar marshi “Drejtësi, jo politikë”, një numër masiv i qytetarëve kanë dalë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe po marshojnë.
As koha e ftohtë dhe me borë nuk po i ndalon protestuesit për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
Në një lidhje direkte me gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, qytetarët shprehën vetëm një kërkesë “liri për çlirimtarët”.



