LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti kujton 116 vjetorin e “Nënës Terezë”: Emri dhe vepra e Nënë Terezës vazhdojnë të ndriçojnë në mbarë botën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një postim të tij ka kujtuar 116 vjetorin e ndarjes nga jeta të Nobelistes shqiptare, humanistes së shenjtëruar Gonxhe Bojaxhiu e njohur botërisht si “Nena Terezë”. Në postimin e tij Ahmeti kujton se “Emri dhe vepra e Nënë Terezës vazhdojnë të ndriçojnë në mbarë botën. Trashëgimia e saj mbetet udhërrëfyes për të gjithë ne, për një shoqëri më humane dhe solidare”, shkruan Top24

Sot, në 116 vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kujtojmë me nderim bijën shqiptare të Shkupit, e cila u bë simbol botëror i humanizmit, dashurisë dhe paqes.
Nobelistja e parë shqiptare i dhuroi njerëzimit një shembull të rrallë përkushtimi ndaj më të dobëtëve dhe atyre në nevojë, duke dëshmuar se mirësia dhe solidariteti nuk njohin kufij.
Emri dhe vepra e Nënë Terezës vazhdojnë të ndriçojnë në mbarë botën. Trashëgimia e saj mbetet udhërrëfyes për të gjithë ne, për një shoqëri më humane dhe solidare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close