
Toney do të rikthehet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Kjo pasi Benita, Arditi dhe Labi vendosën që nga çmimi i madh të hiqen 20 mijë euro për ta rikthyer atë në lojë.
Shumë nga banorët ishin kundër, megjithatë i eleminuari nga publiku futet sërish në shtëpi.
Olta për Sasën: Te kam shumë zili, je grua shumë e fortë!

Opinionistja Olta Gixhari ka shprehur admirimin e saj për Sasën, duke theksuar se ka zili forcën dhe vendosmërinë e saj.
Ajo rrëfeu se historia e Sasas është një dëshmi e fuqishme e një gruaje që ka transformuar pengesat më të mëdha në mundësi.
“Sasa është dëshmia më e gjallë e një gruaje që pengesën më të pamundur e kthen në të mundur dhe është një grua shumë e fortë. Ta kam zili shumë për këtë, Sasa”, tha Olta Gixhari.
E akuzonte për lidhje me vëllanë e saj, Sasa zbulon abuzimin nga i dashuri
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda gjatë javës ka treguar se është abuzuar nga ish i dashuri i saj.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se është akuzuar nga ai për lidhje me vëllanë e saj, përcjell Klankosova.tv.
“Nga xhelozia dhe mosbesimi. Njeriu që ka vetbesim dhe që është burrë nuk i ka këto dyshime tek partnerja që e ka që 10 vjet”, u shpreh ajo.
Vdekja e Shemit, Leonora Jakupi shtyn lansimin e këngës së re
Ishte paraparë që Leonora Jakupi të lansojë sonte në “Prime” e Big Brother VIP Kosova, projektin e saj më të ri muzikor.
Por, ajo e ka shtyrë këtë publikimit, për shkak të vdekjes së artistit Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi” i grupit “Ilirët”.
Ende nuk dihet se kur do të lansohet kënga e re e Leonora Jakupit.
Moderatori Alaudin Hamiti është drejtuar me mesazh ngushëllimi.
Leonora Jakupi e ashpër me Labin: Thirrjet e tua për vetëvrasje janë veper penale
Opinionistja Leonora Jakupi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Labit, duke i cilësuar thirrjet e tij për vetëvrasje si një vepër penale.
Ajo theksoi se, në një kohë kur vetëvrasjet janë në rritje globale, është jashtëzakonisht e papranueshme të nxitet dikush në veprime të tilla.
“Duke pasur parasysh se vetëvrasjet në nivel global janë në rritje, ju në vend që me sensibilizu për me i parandalu, është vepër penale kur dikë nxit në vetëvrasje. Hedhja me ujë është e pahijshme, por nxitja e dhunës është skandaloze”, tha Leonora.
Labi shpreh keqardhje pas deklaratës për vetëvrasje ndaj Klodit dhe Londrimit
Labinot Rexha ka kërkuar falje publike pas deklaratave për vetëvrasje ndaj Klodit dhe Londrimit.
Gjatë fjalës së tij në Prime, banori tha se nuk ka qenë i vetëdijshëm për atë që ka thënë.
“Jam mysliman, Klodi ka bërë gabim fatal duke më sjell alkool, duke pasur parasysh që ne shqiptarët kemi respekt ndërfetar. Është e manipuluar nga Kushtrimi dhe Sasa, duke pasur parasysh që ne kurrsesi nuk i kemi imponuar dikë për ta promovuar alkoolin pasi unë nuk e përdori. Nuk kam qenë i vetëdijshëm çka kam thënë dhe kërkoj falje publike”, u shpreh Labi, njofton Klankosova.tv.
Edi i kërkon falje Elijones pas fjalëve ofenduese që ia ka thënë
Sonte në “Prime” janë komentuar fjalët ofenduese që ia ka thënë Edi, Elijonës.
Ai i ka kërkuar falje asaj, duke i thënë se nuk e ka pasur obligim për ta ofenduar.
“Unë nuk e kam ofenduar Elijonën. Mua nuk më vjen keq dhe s’më vjen marre t’i kërkojë falje se nuk e kam krenarinë aq të madhe”.
“Po i them edhe njëherë që nuk e kam ofenduar Elijonën. Por, nëse e ka marrë Elijona si ofendim, unë i kërkoj falje, por unë nuk ia kam thënë për ta ofenduar”, u shpreh Edi.
Labinoti ia përplas fytyrës Albës: Ke dy talente, me shpik dhe me fol gjatë e mos thënë asgjë
Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Haxhiu sonte në “Prime” ka thënë se Alba i ka dy talente.
Sipas tij, talenti i parë është me shpik dhe i dyti me fol gjatë e mos me thënë asgjë, përcjell Klankosova.tv.
“Alba i ka dy talente shumë të mëdha. Talenti numër një është të shfrytëzojë çdo rast që s’ka të bëjë asgjë në lidhje me të, ka kthejë rreth vetes dhe talenti numër dy është me shpik dhe me fol gjëra palidhje”, u shpreh ai.
Labi i dhuron flokë Kushtrimit, ai i hedh pas kolltukut
Banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha është ngritur në këmbë gjatë “Prime” dhe është afruar tek Kushtrimi.
Ai ia ka dhuruar flokët e tij, duke thënë se i nevojiten, përcjell Klankosova.tv.
“Kushtrimit ia solla një dhuratë, flokët e mia se i duhen”, u shpreh Labi.
Ndërkaq, menjëherë pas kësaj, Kushtrimi i ka hedhur flokët e Labit, pas kolltukut.
“Pula pa kokë”, Hygerta iu vendos epitete banorëve që iu bashkuan grupit të Ludos
Banorja e Big Brother VIP Kosova, Hygerta ka folur për grupet e ndara brenda shtëpisë.
Ajo foli për njerëzit që janë bashkuar në grupin e Ludos, madje duke u vendosur epitete atyre.
“Ludo ia doli që me pak ditë, të bëjë disa njerëz bashkë dhe të jetë lideri”.
“Pula pa kokë janë Alba, Labinot Rexhaj, Arditi na është ndarë”, është shprehur Hygerta.









