
Presidenti i Lituanisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten, duke i thënë ushtrisë së vendit anëtar të NATO-s që të vendoset përgjatë kufijve të saj, në përgjigje të “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”.
Gjendja e jashtëzakonshme, e shpallur disa orë pasi forcat ruse pushtuan Ukrainën, do të jetë e vlefshme për dy javë, raporton Reuters.
Parlamenti do të mblidhet më vonë të enjten për të votuar nëse do të konfirmojë ose do të anulojë vendimin e presidentit Gitanas Nauseda, transmeton Zeri.info.
Dikur sundohej nga Moska, por tani pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Lituania kufizohet me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit.



