
Lista Serbe ka dalë me një komunikatë pas raportimeve se në afërsi të Komunës së Zveçanit janë sulmuar sonte ushtarët e KFOR-it me një mjet shpërthyes.
Lista Serbe ka thënë se përfaqësuesit e saj menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bisedime me përfaqësues të KFOR-it në terren “ka zbuluar se me shumë gjasë ka qenë ndonjë fishekzjarrë”.
“Lista Serbe u bën thirrje qytetarëve të mos rrezikojnë sigurinë e ushtarëve të KFOR-it, pasi kushdo që e bën këtë punon kundër interesave të qytetarëve serbë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.



