LajmeRajon

Lista Serbe dënon sulmin ndaj policisë në Zubin Potok: Po tentohet që serbët të paraqiten si banditë

Lista Serbe e ka dënuar sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të fundit, duke thënë se një incident i tillë ka për qellim t’i paraqesë serbët si ngacmues “gjë që nuk përputhet me të vërtetën”.

Në një reagim të publikuar të martën, Lista Serbe iu ka bërë thirrjeve qytetarëve për vetëpërmbajtje.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar një njësi patrulluese kufitare në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet, nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka konfirmuar Policia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close