LajmeMaqedoniTopLajm

Lista e Zezë reagon Ziadin Sela: Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat

Pas publikimit të listës së zezë së Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen në listë të dy personaliteteve të Maqedonisë së Veriut, përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar kryetari i ASH-së, Ziadin Sela i cili ka kërkuar të apostrofuarve të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat, shkruan Top24
Aleanca për Shqiptarët në vazhdimësi ka qenë një prej aktorëve politik që ka dënuar dhe denoncuar publikisht lidhjet e gjyqësorit me politikën dhe oligarkinë andaj edhe sot përshëndesim vendimin e fundit të SHBA-ve, partnerit më të rëndësishëm strategjik të RMV dhe popullit shqiptar.
Lufta kundër korrupsionit shënon një hap të rëndsishëm në sendërtimin e shtetit të së drejtës dhe ardhmërisë sonë. Ftojmë të apostrofuarit, të tërhiqën nga jeta institucionale dhe politike, e si qytetarë të lirë të përballen me akuzat.
Përgjegjësia individuale është gurthemeli i një shteti modern, i paanshëm dhe demokratik.
Aleanca për Shqiptarët dhe unë si kryetar i saj, mbetemi një partner i besueshëm dhe besnik i SHBA-ve, duke ndarë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe ndërtimit të shtetit të së drejtës.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close