LajmeRajon

Lirohen 4 të arrestuarit në Kaçanik, në lidhje me rastin e policit Muhamed Lika

Njësia Kundër Terrorizmit ka zhvilluar një aksion të ri në orët e para të mëngjesit në Kaçanik, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika. Gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona: Fatjon Tusha, Elmedin Raka, Labinot Murati dhe Ridvan Axhami.

Sipas burimeve të Indeksonline, këta katër persona janë liruar pak çaste më parë, rreth orës 13:45.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Komunën e Kaçanikut, si pjesë e hetimeve për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika.

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se gjatë këtij operacioni janë kryer arrestime të reja, por numri përfundimtar i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur, pasi aksioni është në zhvillim e sipër.

“Është bërë publike se ka pasur arrestime të reja. Numri i saktë ende nuk dihet, pasi operacioni është duke vazhduar. Të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit janë të vendosura të luftojnë çdo formë të ekstremizmit apo dhunës që dëmton institucionet dhe vetë popullin”, ka deklaruar Sveçla.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close