LajmeRajonTopLajm

“Liri për çlirimtarët e UÇK”/ Nis protesta në Prishtinë, qytetarët mbushin sheshin “Skënderbeu”, iu bashkohet edhe Presidentja Osmani

Ka nisur protesta në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë nën moton “Drejtësi, jo politikë” dhe “Liri për çlirimtarët”, duke bërë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pjesë në protestë po merr dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close