
Në emisionin e sotëm në ClickPlus në TV21, kandidati për kryetar komune në Gostivar. Valbon Limani është pyetur rreth akzave nga ana e Nevzat Bejtës. Limani këto akuza i quajti shpifje nga ana e Bejtës dhe si person të pa informuar, duke shtuar se ky tenderim është bërë afërisht dy vite para dhe vlera e tij është diku rreth 530 mijë euro. Ky projekt shton Limani nuk është vetëm për sallën e këshillit por përfshinë komplet katin përdhesë të komunës së Gostivarit, shkruan Top24



