BotaLajme

Ligji kundër LGBTQ, Orban: Burokratët e Brukselit nuk kanë punë fare se çfarë bëjmë ne

Reuters shkruan se Orban është shprehur se qeveria e tij nuk do të lejojë aktivistë LGBTQ të hyjnë në shkolla.

HUNGARI- Kryeministri Viktor Orban u shpreh ditën e sotme se përpjekjet e BE-në për të detyruar Hungarinë të braktisë një ligjin që ndalon promovimin e homoseksualitetit në shkolla janë të kota. Reuters shkruan se Orban është shprehur se qeveria e tij nuk do të lejojë aktivistë LGBTQ të hyjnë në shkolla.

“Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian duan që ne të lejojmë aktivistë dhe organizata LGBTQ të futen në kopshte dhe shkolla. Hungaria nuk e dëshiron atë. Çështja është një çështje e sovranitetit kombëtar. Këtu burokratët e Brukselit nuk kanë asnjë punë fare, pavarësisht se çfarë bëjnë ata nuk do t’i lëmë aktivistët LGBTQ midis fëmijëve tanë,” tha Orban.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë tha se shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi Hungarinë ditën e djeshme se duhet të shfuqizojë legjislacionin ose të përballet me forcën e plotë të ligjit të BE-së.

(I.A/dosja.al)

Related Articles

Back to top button
Close
Close