LajmeSport

Liga e Kampionëve vazhdon sot me super ndeshje, spikat derbi mes Barcelonës e Bayernit

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e pestë të fazës së grupeve të këtij edicioni.

Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje me fillim nga ora 18:45, ku vëmendja do të jetë te përballja mes Interit dhe Victoria Plzenit.

“Nerazzurët” do ta mësojnë sot fatin e tyre në Ligën e Kampionëve, ku në rast fitoreje do të kualifikoheshin në fazën e eliminatoreve, duke e rrëzuar Barcelonën në Ligën e Evropës.

Po ashtu, ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, ku skuadra e Ajaxit e pret në shtëpi një Liverpool i cili është jashtë forme.

Por, në rast se Liverpooli e mposht Ajaxin, atëherë do ta siguronte edhe për një vit tjetër fazën e eliminatoreve të kësaj gare.

Ndërkaq, derbi i programit të sotëm do të zhvillohet në “Spotify Camp Nou”, ku Barcelona pret në shtëpi Bayernin, por me fokusin e vetëm te ndeshja e Interit.

Në rast se Interi e mposht Plzenin atëherë Barcelona eliminohet nga Liga e Kampionëve pavarësisht rezultatit të sotëm ndaj Bayernit.

Më poshtë mund të gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve.

18:45 Club Brugge – FC Porto

18:45 Inter – Plzen

21:00 Ajax – Liverpool

21:00 Atletico Madrid – Bayer Leverkusen

21:00 Barcelona – Bayern Munich

21:00 Eintracht Frankfurt – Marseille

21:00 Napoli – Rangers

20:00 Tottenham – Sportin CP

Related Articles

Back to top button
Close
Close