
Liga e Kampionëve i rikthehet aksionit sot me dy përballje tejet interesante, të vlefshme këto për ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të turneut.
Të dy ndeshjet zhvillohen në orën 21:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Milanit, raporton KosovaPress.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “San Siro”, Milan e mposhti Napolin me rezultat minimal 1:0, prandaj sot pritet që të jetë një duel i zjarrtë për të përcaktuar skuadrën që kalon në gjysmëfinale.
Takimi i parë në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat solid 2:0, ndërsa Reali do të synojë edhe sot fitoren që të sigurojë biletën për në gjysmëfinale.
21:00 Chelsea – Real Madrid (Stadiumi Stamford Bridge)
21:00 Napoli – Milan (Stadiumi Diego Armando Maradona)



