LajmeMaqedoni

Lidija Dimova ngelet pa pasaportë, kështu vendosi gjykata sot

Gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ka vendosur që drejtoreshës tanimë të shkarkuar të Agjencisë Nacionale për programe arsimore evropiane, Lidija Dimova, t’i meret pasaporta dhe njëkohësisht të paraqitet në gjykatë. Asaj gjithashtu i është ndaluar të kryejë disa veprime dhe lëmi të ndryshme, informon Zhurnal.

Masat e njejta për kujdes i janë shqiptuar edhe të dyshuarit tjetër Aleksandar Goçev i cili gjithashtu sot u mor në pyetje në Gjykatën Penale. Këto masa që të premten iu shqiptuan të dyshuarit Zoran Zllatkovski, pronar i V.E.Z Trejd.

Policia financiare ka ngritur padi penale kundër katër personave, ndërsa Prokuroria ka hapur hetim për disa vepra penale. Të dyshuarit ngarkohen se kanë shkaktuar dëm të mjeteve të dedikuara nga Bashkimi Evropian në shumë të përgjithshme prej 25,334,543 denarë, apo mbi 400.000 euro./

Related Articles

Back to top button
Close
Close