
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka kujtuar Lidhjen e Prizrenit.
Përmes rrjeteve sociale, Taravari shkruan se sot bëhen 147 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila, siç ai shprehet, u bë nga burra që e donin kombin, gjuhën dhe traditat shqiptare!
Tutje ai shkruan se Lidhja u bë për t’u mbrojtur shqiptarët nga kërcënimet, të cilat siç thekson, ekzistojnë edhe sot.



