
“Fenomeni i parë që bie në sy është mungesa e banorëve të regjistruar. Për shembull: Në fshatin Gërçec të Sarajit, Enti i statistikës konsideron se fshati ka 36 banor. Si është e mundur kjo kur ky fshat ka 2.000 votues të regjistruar. Në vazhdim, ky fenomen i dallimeve të palogjikshme vërehet në shumicën e vendbanimeve ku jetojnë shqiptarë. Ne po ju prezantojmë vetëm disa shembuj për t’ju dëshmuar që Enti i statistikës, ose nuk ka dalë në teren ti regjistrojë këta banorë, ose pas regjistrimit jane fshirë me një sustë”.
– Sipas regjistrimit të fundit Reçica e Vogël ka 2468 banorë, por 8216 votues;
– Fshati Turçan në Gostivar ka 1208 banorë, por 4501 votues;
– Fshati Turçan i vogël në Gostivar me 96 banorë por me 709 votues;
– Dhe Gërçeci me vetëm 36 banorë, por 1946 votues”, , tha Merita Koxhaxhiku, Lëvizja Demokratike.



