LajmeMaqedoniTopLajm

Lëvizja Besa mbetet me një deputet pas Hoxhës largohet edhe Bastri Bajrami

Deputeti Bastri Bajrami në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se do të veprojë bashkërisht me Arjanit Hoxhën, i cili para pak minutash njoftoi se distancohet nga politikat e të ashtuquajturit “bllok opozitar”.

“Ndaj të njëjtin mendim me Arjanit Hoxhën, këto dite do kemi paraqitje publike për të elaboruar qëndrimin tonë politik”, tha Bajrami për TV21.

Ndryshe pas largimit të Kastriot Rexhepit, Lëvizja Besa deri tani ka pasur dy deputet Fadil Zendelin dhe Bastri Bajramin, por pas largimit të Bajramit kjo parti tani do të ketë vetëm një deputet, Fadil Zendelin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close