
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot në kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka takuar deputetin Izet Mexhiti së bashku me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin me të cilët kanë diskutuar rreth mbi idenë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit rreth krijimit të frontit të përbashkët opozitar si një domosdoshmëri në skenën politike shqiptare. Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive kemi diskutuar mbi hapat e ardhshëm për një bashkëpunim frytdhënës në skenën politike shqiptare. Detajet tjera mbi këtë bashkëpunim do të shpalohen në ditët në vijim.
Ndryshe Kasami më herët kishte deklaruar se nuk do ta takoj Mexhitin dhe përfaqësues të grupit të “Zjarrit” për derisa ata nuk shkëputen përfundimisht me BDI-në dhe nuk formojnë subjekt të tyre. Takimi i Kasamit me Mexhitin vjen pikërisht pasi ky i fundit u shkëput nga BDI dhe filloi iniciativën për themelimin e subjektit të tij.Top24



