Lëvizja BESA “koka” e (V)LEN-it, Alternativa uzurpon kryesinë, LD-ja ngelet me gisht në gojë!
Lëvizja BESA “koka” e (V)LEN-it, Alternativa uzurpon kryesinë, LD-ja ngelet me gisht në gojë!
Press Online
29 Prill 2025, 15:53
8
featured
+
–
Shpërndaje
Koalicioni (V)LEN nga tre parti politike dhe deputetin Bekim Qoku si pjesë e koalicionit do të shëndrrohet në një parti politike. Kryesia e subjektit më të ri në skenën politike shqiptare do të jetë e përbërë nga 23 anëtarë.
Në ndarjen e fundit të brendshme, bie në sy dominimi i Alternativës dhe pozicionimi i tretë i Lëvizjes Demokratike (LD), ku deri dje kërkonin ndarje 25% për secilin partner.
Ja kryesia e re e partisë më të re në Maqedoninë e Veriut:
• Alternativa – 9 emra: Zeqirija Ibrahimi, Amir Elezi, Afan Elezi, Arben Labënishti, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini, Bashkim Murtezi, Bekim Sali dhe Imerlije Saliu Fetai.
• Lëvizja BESA – 7 emra: Bilall Kasami, Fatmir Limani, Blerim Sejdiu, Melinda Rashidi, Hasim Murtezani, Sedat Sulejmani dhe Fadil Zendeli.
• LD – vetëm 5 emra: Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Saranda Imeri, Merita Koxhaxhiku dhe Feride Haxhiu.
• “Vetëvendosje” – 2 emra: Bekim Qoku dhe Jusuf Sopi.
Nga 23 anëtarë të kryesisë, Alternativa ka 9, duke u bërë fuqia dominuese – shumë përtej 25%-shit që dikur predikohej si standard i drejtësisë politike.
Pra, nga 23 anëtarë të kryesisë së re, Alternativa merr 9 vende – pothuajse 40% e gjithë strukturës, duke lënë në hije partnerët e tjerë. LD-ja, dikur zëdhënëse e “balancës politike”, sot pranon vetëm 5 vende. Ndërkohë, Bekim Qoku futet me 2 emra, për të ruajtur fasadën e gjithëpërfshirjes.
Përveç kësaj, në koluare të politikës flitet se kryetar i subjektit më të ri politik në vend (V)LEN do të jetë Bilall Kasami, ndërsa sekretar organizativ Adnan Azizi.
Dikur për 25% kërcënonin me kriza, dilnin e shpallnin parime. Sot, me largimin e ASH-së, Alternativa jo vetëm që uzurpoi koalicionin, por edhe e nënçmoi publikisht LD-në, duke e trajtuar si figurant në një lojë ku vendimet tashmë i merr njëra palë në heshtje, por me arrogancë.
LD-ja, që dikur kërkonte “barazi politike”, tani është shtyrë në cep, pa forcë, pa ndikim dhe pa zë. Pa ASH-në për ta mbajtur baraspeshën, loja është kthyer në monolog – dhe rregullat janë fshirë.