LajmeMaqedoniTopLajm

LËVIZJA BESA DHE BILALL KASMI E ÇON NË KËMBË ÇAIRIN

Lideri i Lëvizjes Besa sot në vazhdën e aktiviteteve të kapmanjës para zgjedhore ka vizituar Shkupin dhe është ndalur në Çair. Prania e madhe në këtë tubim ku mbështetja për Basri Bajramin dhe Kastriot Rexhepin është e pakontestueshme dëshmon për përgjegjësinë dhe seriozitetin e Lëvizjes Besa.

Dihet se kjo pjesë ka qenë zonë e nxehtë mes BDI dhe Alternativës por që tani duket se sdo të jetë e tillë.

Sonte në Çairin e bukur, në Çairin e Kastriotit e Arjanitit dhe në Çairin e gjithë Besatarëve, e shpalosëm platformën e koalicionit ‘MUNDEMI’, koalicion ky fitues i zgjedhjeve të 15 Korrikut. Me qeverisjen tonë do të jetë ndryshe. Vetëm pak ditë më parë, ishim dëshmitar se si u ‘përmbys’ Çairi nga vetëm pak rreshje shiu. Kjo, tregon se do të kemi shumë punë për të bërë pas zgjedhjeve, por ne do të qeverisim me rend dhe disiplinë sepse ne #MUNDEMI edhe më #Shumë edhe më #Mirë, tha Bilall Kasami.

Related Articles

Back to top button
Close
Close