
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me letrën e presidentit amerikan Donald Trump për ftesën për Bordin e Paqes për Gazën.
Në postim në platformën X, kryeministri Rama nënvizon se Shqipëria është e ftuar në Bordin e Paqes për Gazën dhe se jo të gjitha shtetet e OKB e kanë marrë një ftesë të tillë.
Më tej ai nënvizoi se ka një fakt të tillë se “Shqipëria do të paguajë 1 miliardë dollarë”, duke sqaruar se kjo është e pavërtetë.



