LajmeMaqedoniTopLajm

Lefkov: Mentaliteti i hyzmeqarit Kovaçevski dhe LSDM-së na solli në shkeljen e sovranitetit të Maqedonisë

Opozitarja VMRO-DPMNE me kritika ndaj Qeverisë, pas asaj që kanë dëgjuar mbrëmë nga ministri teknik i Punëve të Jashtme në Bullgari, Nikollai Milkov. Deputeti Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE e quan disfatë të diplomacisë së vendit dhe vazhdim të shitjes së interesave kombëtare maqedonase.

“Kjo do me thënë që me të shkruar do të rregullohen të gjitha, siç do të thonë “detyrimet” për Maqedoninë dhe ato detyrime do të jenë për institucionet e Maqedonisë.  Ja deri ku na solli mentaliteti i hyzmeqarit i Kovaçevskit dhe LSDM-së. Kjo është shkelje e sovranitetit të Maqedonisë. Mospasje e strategjisë nga ana e Qeverisë së LSDM-së dhe Kovaçevskit lë hapësirë që Bullgaria të diktojë, siç thonë “qasje sistematike”, me citoj “detyra dhe përgjegjësi të shkruara  qartë që të mund të priten edhe rezultate”tha Mile Lefkov, deputet i VMRO-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close