LajmeRajon

LDK dhe AAK votojnë pro dërgimit të FSK’së në misione jashtë vendit

Shefi i grupit Parlamentar të AAK’së Daut Haradinaj, tha se partia e tij do votojnë pro dërgimit të FSK’së në misione të jashtme, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se kjo është njëra ndër arritjet më të mëdha të FSK’së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO’s.

‘’ AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA!

Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm’’, shkroi Haradinaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close