BotaLajme

Lavrov: Putin i hapur për diskutim serioz me Macronin

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë një telefonatë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, për diskutime “serioze”, deklaroi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. Megjithatë, ai i cilësoi deklaratat e Macronit për një rifillim të mundshëm të dialogut me Moskën si “diplomaci patetike”.

“Nëse doni të flisni dhe të flisni seriozisht për diçka, atëherë telefononi. Putini gjithmonë do ta ngrejë telefonin. Ai i dëgjon të gjitha propozimet,” tha Lavrov në një intervistë për median shtetërore ruse RT.

Lavrov shtoi se Macron, rreth dy javë më parë, kishte deklaruar sërish se “një ditë do ta telefonojë Putinin”, duke theksuar se një qasje e tillë nuk është serioze. “Kjo nuk është serioze, është një lloj diplomacie patetike,” u shpreh ai.

Komentet e shefit të diplomacisë ruse erdhën pasi këshilltari i lartë diplomatik i presidentit francez, Emmanuel Bonne, zhvilloi bisedime në Moskë të martën me zyrtarë rusë, sipas një burimi

Related Articles

Back to top button
Close
Close