BotaLajmeTopLajm

Lavorv telefonon zv.presidenten e Venezuelës: Solidaritet përballë agresionit të SHBA-ve

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Venezuelës, Delcy Rodríguez, duke shprehur solidaritet me popullin e këtij vendi të Amerikës së Jugut përballë asaj çka Moska i referohet si “agresion i SHBA-ve”.

Biseda u zhvillua të shtunën, pak pasi Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se, pas sulmeve në shkallë të gjerë ndaj Venezuelës, forcat speciale amerikane kishin kapur dhe nxjerrë nga vendi udhëheqësin e saj, Nicolas Maduro.

“Lavrov shprehu solidaritet të palëkundur me popullin venezuelian përballë agresionit të armatosur,” thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse, duke shtuar se Moska do të vazhdojë të mbështesë politikën e Venezuelës për mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave kombëtare.
Sipas ministrisë, si Lavrov ashtu edhe Rodríguez “shprehën mbështetjen e tyre për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën përmes dialogut”. Të dyja palët riafirmuan gjithashtu angazhimin për forcimin e marrëveshjes së partneritetit strategjik Rusi–Venezuelë.
Sipas Kushtetutës së Venezuelës, Rodríguez është e radhës në vijën e pasuesve të detyrës së Presidentit, që tanimë nuk mund të kryejë detyrat e tij. Megjithatë, Trump ka theksuar se SHBA-të do ta drejtojnë Venezuelën deri në tranzicionin e pushtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close